Showtime

Pas skenave erotike të klipit, është hapur rruga për Encën! Ja çfarë ka bërë kësaj radhe (Foto)

04/14/2018 13:31
nga:L I

Klipi i saj i fundit “Dua” u komentua shumë në mediat rozë, e krejt kjo për shkak të skenave që kishte, shkruan GazetaBlic.

Enca kishte rolin e femrës që dashurohet në burrë të martuar, teksa shfaqet në skena të nxehta me modelin që është pjesë e klipit.

E që nga dita kur lansoi klipin, duket sikur i është hapur rruga Encës për skenat provokuese, ku çdo ditë po publikon foto e video joshëse, teksa ekspozon trupin më shumë se që duhet.

Ndërsa sot ajo ka publikuar një fotografi ku ka bërë një gjest të pahijshëm, duke ngritur gishtin e mesit.

Është ndonjë dedikim për dikë apo çfarë këtë nuk e ka bërë të ditur, por ditë më parë ishte gazetarja e njohur, Dasara Karaiskaj ajo e cila ofendoi Encën duke thënë se tani e tutje “pjeshkës” do i themi Enca, ku dhe kjo e fundit reagoi duke thënë të mos harxhonte kohë me të./GazetaBlic

11/13/2018 23:00

Enca i quan ‘zhgënjim’ raportet e dikurshme me Noizyn, kjo është arsyeja?