Lajme

Pas raportimit të “Gazeta Blic” për rastin e vajzës së veteranit të UÇK-së, lajmërohet edhe Halil Kastrati

04/24/2019 14:31
nga:Gazeta Blic

Një ditë pas transmetimit të intervistës me ish-pjesëtarin e UÇK-së Muhamed Kuka, në “Gazeta Blic” ku është deklaruar për gjendjen e rëndë të vajzës së tij 17 vjeçares Pranvera Kuka, drejtori i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit” Halil Katrati, ka shprehur gatishmëri për t’i dalë në ndihmë.

Ai ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se do ta ndihmojë financiarisht për shërimin e 17 vjeçares.

“Ne si organizatë jemi në gjendje që ta ndihmojmë me 5 mijë euro këtë rast”, tha Kastrati për “Gazeta Blic”.

Ndryshe, edhe nga Zyra e Kryeministrit tashmë kanë ndarë mjete financiare për shërimin e vajzës së ish-luftëtarit Kuka.

Kaq para ndau Ramush Haradianj për vajzën e ish-ushtarit të UÇK

“Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me rastin në fjalë, për të kuptuar nëse kanë planifikuar ndarje të mjeteve financiare për rastin Kuka, por nga aty ende nuk kanë dhënë përgjigje.