Reperi, Getoar Selimi siç duket është duke e pritur fillimin e sezonës së re për mbajtjen e koncerteve.
Situata me Covid-19-të vazhdon të jetë alarmante por megjithatë sot u mbajt protestë në kryeqytet, shkruan portali GazetaBlic.
Me kujdes të shtuar dhe distancë, protestuesit arritën të respektojnë rregullat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë.
Geti ka publikuar një imazh në Instagram dhe ka shkruar: ‘A po knojme n’ket vere a jo?’ Ky postim i tij mori vëmendje pasi që u bë pas protestës së LVV.
Pasi që iu lejua protesta, sigurisht se këngëtarët e estradës kërkojnë mbajtjen e datave të mbrëmjeve muzikore, ahengjve dhe dasmave për këtë vit.
Rikujtojmë se anulimi i dasmave shkaktoi pakenaqësi të shumta te estrada.