Lajme

Pas propozimit për ambasador, e konfirmon Flaka Surroi: Agron Bajramin e kam liruar nga detyra

3 vite më parë
nga:Q R

Gazetari Agron Bajrami është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Bruksel, ka marrë vesh Gazeta Express.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtoresha e Kohës Flaka Surroi përmes një postimi  në ‘Facebook’, duke treguar se ka liruar nga detyra gazetarin Agron Bajrami.

“Pas një shtegtimi shumë të gjatë dhe punës së palodhshme së bashku për ta mbajtur besueshmërinë dhe profesionalizimin larg të gjitha presioneve dhe ndërhyrjeve nga jashtë, me marrëveshje dhe mirëkuptim, i ndamë rrugët me Agronin.Që nga 25 tetori, e kam liruar nga të gjitha obligimet ne kompani, duke i uruar sukses në shtegtimin e ri profesional”, ka shkruar Surroi.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, i ka uruar fat dhe suksese gazetarit Agron Bajrami, i cili nga pozita e kryeredaktorit në gazetën Koha Ditore, është propozuar të bëhet ambasador i Kosovës në Belgjikë.

Kusari komentoi në postimin e drejtoreshës së Kohës, Flaka Surroi, duke i uruar suksese edhe asaj dhe gazetës.

“Shumë suksese Agron Bajrami e shumë fat e suksese edhe grupit Koha e Flaka Surroi në rrugëtimin tuaj tutje”, ka shkruar Kusari.