Lajme

Pas përplasjes së ashpër Mustafa vs Bislimi: Deputetja e VV-së jep mesazh uniteti përmes një fotoje me deputetin e LDK-së

03/22/2020 16:09
nga:Gazeta Blic

Pak kohë pas përplasjes së ashpër ndërmjet liderit të LDK-së, Isa Mustafa dhe nënkryetarit të Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ka reaguar edhe deputetja e kësaj partie, Fatmire Mullhaxha- Kollçaku.

Ai ka postuar një fotografi me deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli, teksa ka shkruar se vendit sot më së shumti i nevojiten mjekët, raporton Gazeta Blic.

“Sot, ne, Kosovës më së shumti i nevojitemi si mjekë, profesionistë shëndetësorë, në ndihmë të Ministrisë së Shëndetësisë, në krye me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka shkruar ajo, teksa e ka postuar edhe këtë fotografi.

Ndryshe, sot deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka kërkuar armëpushim nga dy partitë partnere të koalicionit.

Reagimi i plotë i tij:

Meqë tani kam kohë, po shfletoj mediat amerikane, dhe askund nuk po gjej asgje politike perveq politikë të menaxhimit të krizes me koronavirus. Atje kryefjala eshtë Koronavirusi.

Është qesharake të mendosh që dikënd atje po e shqetëson nese ne jemi me Amerikën, a u hoq taksa , a u vendos reciprociteti, kush u shkarkua e a u ngrit mocioni a su ngrit.

Ata tani munden vetëm nje fjali me na thanë qafën e thefshi. Ajo çka po ndodh ketu te ne në Kosovën e qudirave , me quajt fëmijërore është pak.

As papjekuri. Por budallëllak . Kjo po i vendos në dyshime edhe miqët tanë a mund të mbajmë shtet. Derisa krejt shtetet kanë mobilizuar çdo potencial për të përballuar krizën me Covid19, ne po mirremi kush ia nisi i pari e kush po kërkon falje se do rrëzojmë veten apo po biem bashkë me atë tjetrin. Kjo është huqje totale .

Derisa shtetet po mendojnë si do përballojnë edhe varfërinë pas kësaj krize, ne po mendojmë a heqje komplete takse a reciprocitet e absurdi është qe krejt kufinjtë janë tashmë të mbyllur.

E njëjten kohë shtetet si Kina , SHBA e Evropa janë mbyllur dhe ekonomia është ndalë, paramendo çfarë pasoja globale do ketë për dekada për ekonominë botërore e ne kokorisim taksa reciprociteti.

Si duket neve jo vetëm që spo na ndien për krizën që jemi e do jemi , me ngulm po mirremi kush po del fitues në kauza banale. Dijeni të gjithë do humbasim, por mos harroni se ju po rrezikoni këtë popull të mrekullueshëm. Ky popull që sot po del me i pjekur, e më i menqur se ne dhe po ruan veten më shumë se ne ata, nuk harron lehtë.

Sot ky popull është vetë karantinizuar, po vuan e po mbijeton, por edhe po proteston kundër të gjithë neve. Prandaj liderë të nderuar pushoni , uluni armët, në këso kohe edhe në beteja është kërkuar armëpushim.

Vazhdone punën e të shpëtojmë nga kjo krizë globale e pas disa javëve do kemi kohë ti mprehim shpatat politike deri në shkatërrim të njeri tjetrit.

Bëne për hirë të qytetarëve tanë. Nënave e baballarëve tanë të rrezikuar nga vdekja. Prandaj po kërkoj nga ju , moratorium, pauzë , armëpushim disa javor apo cka do që e quani ju , e vazhdone punën në përballimin me Covid19.

Përplasja Isa Mustafa – Vetëvendosje: ‘Lajmërohet’ Agim Veliu, por nuk flet shumë për mocionin e rrëzimit të Kurtit

04/02/2020 12:40

Këshilltarja e Albin Kurtit: Amerika përmes Serbisë po sabotojnë Kosovë