Lajme

Pas përfundimit të takimit, Kadri Veseli me porosi ekstra për LDK-në e VV-në!

10/11/2018 12:45
nga:D.I

Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës nuk morën pjesë në takimin e thirrur nga Kryeparlamentari Kadri Veseli. E për këtë veprim të partive opozitare Veseli ka pasur një porosi.

Pas përfundimit të takimit, Veseli u ka bërë thirrje LDK-së e VV-së që të marrin pjesë në tryeza të tilla dhe të jetë për ta më e rëndësishme e ardhmja e vendit sesa siç thotë ai pushteti e lidershipi.

Sipas tij më e rëndësishme tani është çështje e territorit, integriteti etj…

“Unë kam edhe një mesazh për kolegët partite tjerat opozitare që nuk po marrin pjesë në procesin e arritjes së konsensusit, nuk mund të jetë Kosova, proceset e saj historike pra ballafaqimi me Serbinë fushëbetejë për lidership e as për pushtet. Më e rëndësishme është çështje e territorit, integriteti e ardhmja jonë euroatlantike se çdo kolltuk i pushtet që mund ta kemi sot apo të nesërmen. Është gabim historik që me ndarjen tonë me mos arritje të konsensusit ti japim hapësirë Serbinë ta tregojë vetën të moderuar”, ka thënë Veseli, shkruan Gazeta Blic.

Në këtë takim nga partitë opozitare kanë marrë pjesë Dardan Sejdiu i PSD-së dhe Mimoza Kusari- Lila e Alternativës, të dy këto parti Kadri Veseli i ka falënderuar.

/GazetaBlic/