Lajme

Pas paralajmërimit për protestë, Hoti pret në takim përpunuesit e qumështit

09/28/2020 20:20
nga:Sh Xh

Pas paralajmërimeve për protestë, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka caktuar për nesër një takim me përpunuesit e qumështit në ora 9:00.

Këta të fundit kanë paralajmëruar protestë për nesër, në shenjë pakënaqësie me injorimin e kërkesave të tyre për largimin e produkteve me vaj palme.

Qumështarët e Kosovës kanë thënë se do të parakalojnë me cisterna të qumështit nga parkingu i Pallatit të Rinisë, nëpër rrugën ‘Garibaldi’, përskaj Katedrales, te Mensa e Studentëve e deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.

Qumështarët të martën protesojnë para Qeverisë

10/11/2020 15:31

Kryeministri Hoti, të hënën në interpelancë para deputetëve, ja për çka do të flasë