Lajme

Pas ofertës publike të Albin Kurtit, flet Agim Veliu

01/06/2020 13:05
nga:B. D

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, ka publikuar një video në Facebook ku i bënë përsëri ofertë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) që të dërgoj 5 emra për ministra dhe zvkryeministrin e parë para se Kurti të zhvilloj takimin me kreun e shtetit, Hashim Thaçin, shkruan GazetaBlic.

E menjëherë pas kësaj, nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i kontaktuar nga GazetaBlic tha se nuk e ka parë ende ofertën e re të Kurtit, por që sipas tij gjërat kanë ndryshuar që nga seanca konstituive e Kuvendit ku VV vendosi në krye të Kuvendit, Glauk Konjufcën.

“Nuk është rrugë e duhur kjo të komunikohet në publik, nuk e kam parë ofertën, por pas 26 dhjetorit ku u zgjedh kryetari i kuvendit nga VV, LDK duhet ta shqyrtoj pozicionin tonë. Do të mblidhemi sot për të shqyrtuar të gjitha opsionet tona”, ka thënë shkurt Veliu për GazetaBlic.

Albin Kurti del me ofertë publike për LDK-në: Këta janë 5 ministrat e VV-së, LDK t’i propozojë 5 emra

06/08/2020 19:36

Veliu riaktivizon Planin e Reagimit Kombëtar