Showtime

Pas një pune të gjatë Alketa nis pushimet, ky është destinacioni që ka zgjedhur moderatorja

02/26/2020 22:14
nga:L I

Moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu ka udhëtuar drejt Italisë, për të kaluar disa ditë të mira pushimi pas përfundimit të puntatës “Në kurthin e Piter Pan”.

Ajo ka zgjedhur Alpet de Suisi, Dolomites, në Italinë e Veriut.

Ndonëse zona është e rrezikuar nga koronavirusi, Alketa duket se nuk është aspak e frikësuar dhe po shijon pushimet.

Këtë e tregojnë më së miri fotot dhe videot e publikuara në profilin e saj të Instagramit.

Ajo ka publikuar një video duke rrëshqitur në dëborë dhe foto nga vendi ku po pushon.

Kujtojmë se dhe në fillim të këtij viti, Alketa udhëtoi drejt Alpeve të Italisë në shoqërinë e bashkëshortit dhe fëmijëve.