Sporti

Pas një ore do të merret vendimi, Lopetegui pranë shkarkimit nga Spanja

06/13/2018 10:37
nga:Lorik J

Kombëtarja e Spanjës është në një hall të madh para fillimit të Kupës së Botës.

Trajneri i tyre, Julen Lopetegui dje ka arritur marrëveshje me klubin spanjoll, Real Madrid dhe do të kaloj tek ‘Los Blancos’ pas përfundimit të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic

Mirëpo ky vendim i trajnerit të Spanjës, nuk i ka pëlqyer aspak presidentit të Federatës spanjolle, Luis Rubiales – i cili sipas mediave spanjolle do të marrë sot një vendin sa i përket të ardhmes së trajnerit në stolin e Spanjës.

Pak minuta më parë është konfirmuar se trajneri i ekipit Julen Lopetegui dhe presidenti i Federatës s♪7 Spanjës, Luis Rubiales do të mbajnë një konferencë për media nga ora 11:30.

Në këtë konferencë për media pritet të zyrtarizohet gjithçka sa i përket të ardhmes së trajnerit, i cili dy ditë para fillimit të Kupës së Botës njoftoi se do të shkojë tek Reali pas kampionatit botëror.

/GazetaBlic/

10/22/2018 09:26

Lopetegui afër shkarkimit, mësoni zëvendësuesin