Lajme

Pas një muaji pushim, sot rinis Kuvendi i Shqipërisë

01/20/2020 07:51
nga:B. D

Kuvendi i Shqipërisë sot do të hapë sesionin e gjashtë të Legjislaturës së nëntë.

Pas rreth një muaj pushim, ditën e sotme do të nisë puna në Kuvend dhe Komisionet Parlamentare.

Këtë legjislaturë, Kuvendi do të diskutojë një nga çështjet më të nxehta, atë të reformës zgjedhore, për të cilën u arrit edhe një marrëveshje mes qeverisë dhe opozitës jashtë parlamentit.

Por debat do të ketë edhe për paketën anti-shpifje.

Seanca e sotme, e cila pritet të jetë thjesht formale do të mbahet në orën 17:00 dhe në rend të ditës janë 5 pika.

1. Hapja e Sesionit të VI-të të Legjislaturës së IX -të të Kuvendit të Shqipërisë

2. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.12.2019 (neni 44, pika 2 e Rregullores)

02/17/2020 11:22

Fëmijët e policëve të rënë në detyrë, zënë ulëset e para në Kuvend