Lajme

Pas një dekade në krye të NATO-s, Stoltenberg me fjalim lamtumirës

09/20/2024 10:17
nga:Sh R

Pas një dekade udhëheqjeje, Jens Stoltenberg do të zëvendësohet nga Mark Rutte i Holandës më 1 tetor.

Në fjalimin e tij lamtumirës, ai theksoi se “Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë” dhe i kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themelore të aleancës.

Duke reflektuar mbi mandatin e tij dhjetëvjeçar, Sekretari i Përgjithshëm në largim i NATO-s, gjatë fjalimit u kërkoi vendeve anëtare të mbështesin vlerat themeluese të aleancës.

“Që kur mora detyrën time si Sekretar i Përgjithshëm në vitin 2014, bota rreth nesh ka ndryshuar thellësisht”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg teksa foli për Ukrainën, theksoi se vendi është më afër NATO-s se kurrë më parë,

“Sot, presidenti Putin beson se mund t’i arrijë qëllimet e tij në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të bëjë luftën e tij brutale. Nuk besoj se mund ta ndryshojmë mendjen e Putinit. Por, unë besoj se ne mund të ndryshojmë llogaritjen e tij”, vazhdoi shefi i NATO-s, shkruan euronews.

Stoltenberg do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm në fund të këtij muaji, pas një dekade në krye të aleancës ushtarake. Mark Rutte do të marrë detyrën si pasardhësi i tij.