Showtime

Pas ndarjes, Young Zerka zbulon bisedën e fundit me Ronela Hajatin

11/22/2020 11:42
nga:Lorik J

Në muajin maj dolën lajmet se dy këngëtarët e njohur, Ronela Hajati dhe Young Zerka, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Pasi kaluan të ndarë karantinën, u vu re se ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin as në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme, Zerka ishte i ftuar në emisionin “Shiko Kosh Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme.

Madje gjatë një sfide, ai nuk ngurroi që të hapte telefonin dhe të tregonte bisedën e fundit me Ronelën.

Këngëtari e hapi telefonin, mirëpo ai nuk kishte asnjë bisedë. Zerka tha se e ka fshirë numrin e Ronelës, si dhe bisedat me të. “Kam fshirë çdo gjë”, tha ai.