Showtime

Pas ndarjes së bujshme të Norës dhe Robertit, edhe një çift i famshëm i jep fund lidhjes

09/11/2019 18:25
nga:L I

Lajmi për ndarjen e Nora Istrefit dhe Robert Berishës ka pushtuar mediat rozë, shkruan GazetaBlic.

Mirëpo, duket se ky muaj po del të jetë jo aq i mirë edhe për reperin Fero me Arbenita Ismajlin.

Edhe pse jemi mësuar me krizat e tyre në lidhje, por mesa duket Fero kësaj radhe e ka më seriozisht, duke qenë se e ka hequr nga lista e shokëve në rrjete sociale, si dhe ka fshirë të gjitha fotografitë që kishte me të dashurën e tij Arbenitën.

Ai nuk ka bërë asnjë reagim tjetër në rrjete sociale, e po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Arbenitën.

Ndryshe, dyshja kanë dhe klipin së bashku, ku Arbenita u bë pjesë e projektit “Ride or Die” të reperit./GazetaBlic