Showtime

Pas ndarjes nga Tyler Cameron, Gigi Hadid zgjedh qytetin e Manhattan për t’u larguar

10/09/2019 14:50
nga:Natyra

Modelja e njohur, Gigi Hadid është parë ditën e sotme duke kaluar kohë me mamanë e saj Yoalnda Hadid në Manhattan.

Të dyja ishin veshur në ngjyrë të bardhë, duke tërhequr në një mënyrë vëmendjen e paparacëve.

Gigi dhe mamaja e saj u fotografuan teksa hipnin në makinë dhe largoheshin nga vendi ku ndodheshin.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë u bë publik lajmi se modelja i dha fund lidhjes së saj me Tyler Cameron.

Mesa duket pas këtij vendimi Gigi ka vendosur të ndajë më shumë kohë me familjarët e saj.