Showtime

Pas ndarjes nga bashkëshorti, ky është hapi i parë i Violetë Kukajt!

11/08/2018 17:58
nga:L I

Javën e kaluar këngëtarja e muzikës popullore, Violetë Kukaj u përfol shumë në shtypin rozë, shkruan GazetaBlic.

E krejt kjo pasi u tha se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti i saj, duke marrë kështu fëmijët e saj, për tu larguar nga banesa ku jetonin bashkë, thanë burime pranë Violetës.

Por, duket se ajo nuk po merret aspak me atë çfarë po thuhet për të!

Edhe pse kishte kohë që nuk merrej dhe aq me muzikë, por siç duket Violeta kësaj radhe ka vendosur të veprojë ndryshe.

Këngëtarja po përgatitet për festat e fundvitit, më saktë po merr pjesë në xhirimet e Vitit të Ri 2019.

Në një fotografi të publikuar, e veshur me fustan ngjyrë të gjelbërt të hapur, e rregulluar deri në detaj, ajo po duket e mrekullueshme!/GazetaBlic