Showtime

Pas ndarjes, ish çifti “luftë” edhe në muzikë – Loredana ia ‘mbyll’ gojën Mozzik-ut!

01/24/2020 09:17
nga:L I

Ka dy ditë që Mozzik dhe Tayna lansuan projektin e tyre të përbashkët, kënga me titull “Edhe ti”, shkruan GazetaBlic.

“Edhe ti” theu rekord, ku vetëm për një ditë arriti të mbledh tre milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube.

Këtij suksesi padyshim që dyshja i është gëzuar pafund, madje Mozzik ka publikuar edhe shtetet në të cilat kënga po dëgjohet më së shumti.

Në mesin e tyre është dhe Zvicra dhe Gjermania, pikërisht vendi ku ish bashkëshortja e tij, Loredana Zefi është në kulmin e karrierës së saj, e që me projektin e saj të fundit të publikuar vetëm një javë më parë ajo printe.

Duke u përkëdhelur me reperin e njohur – A është Loredana Zefi bjondina në videon që po bën xhiro në rrjet?

Mirëpo, pas këngës “Edhe ti” kjo renditje nuk është më njësoj, pasi tashmë Mozzik dhe Tayna kryesojnë në tabelën e këtyre shteteve në platformën Youtube.

Por, këtë gjë duket se Loredana nuk e ka pritur mirë, pasi ka publikuar listën e platformës Spotify, ku ajo me bashkëpunimin me JUJU, kënga me titull “Kein Wort” klasifikohet e para.

/GazetaBlic