Lajme

Pas Mustafës, Kadri Veseli në takim me presidentin

03/09/2020 11:53
nga:E Sh

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka arritur në presidencë, ku për pak pritet që të takohet me të parin e shtetit, Hashim Thaçin.

Veseli është lideri i dytë që po takohet me Thaçin, derisa, së bashku me të është edhe deputeti Hajredin Kuqi.

Para Veselit, Thaçi është takuar edhe me të parin e LDK-së, Isa Mustafën.

Ai nuk ka folur para mediave se çka kanë diskutuar në takimin me Thaçin.

Përfundon takimi, Mustafa s’u flet mediave