Lajme

Pas marrëveshjes VV-AKR, lajmërohet Lirak Çelaj

11/09/2017 11:37
nga:M H

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Lirak Çelaj ka folur rreth procesit të zgjedhjeve dhe marrëveshjeve politike që po bëhen para balotazhit.

Ai tha për Gazeta Blic, se një herë janë duke zhvilluar bisedime brenda partisë, ndërsa shumë shpejtë do të vendosin se me kë do të bëjnë marrëveshje.

“Një herë jemi duke biseduar brenda partisë mese veti, kështu që këtyre ditëve do të vendosim ”, ka potencuar ai.

Kujtojmë që Lirak Çelaj, në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor është rendit në pozitën e katërt për kryetar të komunës së Prishtinës duke marrë 4 mijë e 610 vota, apo 5, 86 për qind të votave.

Në balotazhin për Prishtinë do të përballen këta kandidat: Arban Abrashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Shpend Ahmeti nga Vetëvendosja.

Ahmeti ka udhëhequr me komunën e Prishtinës për një mandat./GazetaBlic./

11/20/2017 17:15

Sejdiu: Presim konfirmimin e fitores shumë shpejtë