Sporti

Pas Marash Kumbullas, Roma kërkon transferimin e mbrojtësit të Juventusit

09/16/2020 09:06
nga:Lorik J

Roma është hedhur në sulm për të përforcuar skuadrën para fillimit të edicionit të ri të Serie A.

Klubi nga kryeqyteti italian është gjithnjë e më afër transferimit të mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla dhe tani një hap larg nga Mattia De Sciglio i Juventusit, përcjell GazetaBlic Sport.

Anësori i djathtë i Juventusit mund të kalojë tek Roma në huazim me të drejtë blerje.

Marrëveshja midis palëve mund të arrihet në këto orë – megjithatë nuk ka të bëjë me negociatat që mund të çojnë Edin Dzeko në Juventus.

/GazetaBlic Sport/