Sporti

Pas Llapit, edhe Ferizaji del me një komunikatë zyrtare

10/05/2019 20:52
nga:M K

Llapi-Ferizaj ishte ndeshja e vetme që u zhvillua sot në kuadër të xhiros së nëntë të IPKO Superligës.

Mysafirët fituan 2-4, por thuhet se pas ndeshjes ka ndodhur një incident mes të dy taboreve, shkruan GazetaBlic.

Fillimisht në media u raportua se tre futbollistë të Ferizajit janë sulmuar nga disa lojtarë të Llapit, kurse klubi vendas i mohon kategorikisht këto akuza.

Para pak çastesh ndërkaq, skuadra nga Anamorava përmes faqes zyrtare të klubit në rrjetin social “Facebook” ka postuar një komunikatë zyrtare:

Një pritje aspaket e mire ne Podujeve.

05.10.2019 – Ferizaj; Ne si klub jemi të habitur dhe të brengosur për pritjen që na eshtë bërë në Podujevë sot në ndeshjen ndaj Llapit, ku pas përfundimit të pjesës së parë disa futbollistë janë sulmuar nga ana e klubit të Llapit, e ku më së shumti e pësoi Bunjamin Asani që ishte edhe i gjakosur, pas këtij sulmi drejtë skuadrës tonë.

Tani që jemi të pranuar në FIFA, në vend që të shkojmë drejtë zhvillimit edhe më të madhë në sport, ne mirremi ende me gjëra shumë të ulta që vetëm i prishin imazhin futbollit vendor. Ne si klub jemi të zhgënjyer me pritjen sot, dhe besojmë që FFK të marrë masa, në mënyrë që këto gjëra mos t’i shohim më nëpër stadiumet tona.

Me respekt, FC FERIZAJ

/GazetaBlic/

11/07/2019 18:54

Skuadra e famshme turke interesohet për yllin e Llapit