Lajme

Pas lirimit nga paraburgimi Kurti ka disa fjalë për zgjedhjet në Vetëvendosje dhe Molliqajn! (Video)

12/29/2017 16:53
nga:D.I

Albin Kurti pas lirimit nga paraburgimi foli edhe për mospajtimet në Vetëvendosje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur menjëherë pas lirimit nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan.

Në një prononcim të shkurtër për kallxo.com Kurti që së fundi edhe zyrtarisht shpalli kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje shpreson të ketë kundërkandidat për të parin e VV-së.

I pyetur nëse mund të jetë kundërkandidat Dardan Molliqajn dhe nëse e vlerëson të denjë, Kurti refuzoi të flasë për Molliqajn, por tha që të drejtë kandidimi ka çdo aktivist i kësaj partie.

Ai e pranoi se ka mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është e vërtetë që kemi pasur e kemi mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por me dialog, me demokraci e me durim do t’i trajtojmë e do ti kalojmë këto mospajtime”, tha Kurti.

Derisa Kurti ndodhej në paraburgim, Aida Dërguti e ofendoi atë në një komunikim të brendshëm të deputetëve të VV-së që u bë publik.

Më pas Dërguti i kërkoi falje ish-kryetarit të Vetëvendosjes, ndërsa Kurti e pranoi këtë falje me një letër të dërguar nga burgu.

Pesë ditë më parë Kurti shpalli kandidaturën për kryetar të VV-së.

Albin Kurti u arrestua më 27 nëntor dhe më pas iu caktua paraburgimi, ngase nuk merrte pjesë në gjykimin ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.

01/16/2018 15:40

A është kjo shenjë që edhe Donika Kadaj-Bujupi është me krahun e Molliqajt? (Foto)