Lajme

Pas liberalizimit të vizave, çmimet e biletave do të ulen

05/16/2018 17:10
nga:D.I

Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Driton Gjonbalaj, duke raportuar para deputetëve, pranoi se çmimet dhe mjegulla në Aeroportin e Prishtinës janë probleme të shfaqura, por për mjegullën shumë shpejt do të ketë zgjidhje.

Ai beson se me liberalizimin e vizave do të ulen edhe çmimet e biletave. Tha se për fat të keq, anulime dhe vonesa të fluturimeve ka në çdo vend, por mënyra e parandalimit është në rregullore të Ministrisë së Infrastrukturës, ku nëse ka vonesë mbi tri orë, duhet të kompensohet udhëtari prej 250 deri 600 euro.

Drejtori i AAC-së ka garantuar se siguria në Republikën e Kosovës nuk është cenuar asnjë herë deri më tash në fushën e aviacionit, edhe pse ai pranoi se ka pasur prishje të radarit në vitin 2016 dhe 2017 në Agjencinë për Navigimin e Shërbimeve Ajrore.

Memli Krasniqi, anëtar i Komisionit, ka thënë se si është e mundur që me licencë të kompanisë ajrore “Adria Airways” operon një aeroplan i një kompanie tjetër nga Kroacia, e cila nuk ofron kushte dhe siguri për udhëtarët. Ai tregoi një përvojë të tij gjatë një udhëtimi, që nuk i ka lënë përshtypje të mirë.

Vërejtje për këtë kompani ka dhënë edhe deputetja Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se nuk është serioze me udhëtarët dhe kërkoi përgjegjësi për sigurinë e udhëtarëve në fushën e aviacionit civil për persona të armatosur siç ka ndodhur me një test ditë më parë.

Ndërsa, anëtari tjetër Gani Dreshaj ka ngritur çështjen e çmimeve të shtrenjta të parkingut në aeroportin ‘Adem Jashari’, si dhe për pritjet e gjata në sportel.

09/19/2018 17:29

Liberalizimi po pritet të ndodhë por ky qytetarë i cili jeton në diasporë ka një porosi për gjithë ata që po ia mësyejnë zonës Shengen!