Lajme

Pas letrës së Thaçit për Kurtin, vjen përgjigja e ashpër e Vetëvendosjes!

04/22/2020 15:54
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar letër për të pestën herë kryeministrit në dorëheqje, Albin Kurtit, në të cilën përfundimisht ka konstatuar se me veprimet e tij, lideri i VV-së nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Por lidhur me këtë letër, nga Vetëvendosje thonë se ky është një sulm brutal ndaj rendit kushtetues.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, tha për GazetaBlic se presidenti Thaçi përmes kësaj letre, duke i dhënë mundësinë partive tjera për formimin e qeverisë, e ka shkelur rëndë kushtetutën

“Kjo është shkelja më e rëndë e kushtetutës, sulm ndaj rendit kushtetues, e shktërron sistemin politik, sulm brutal ndaj rendit kushtetutës”.

Bajqinovci u pyet nëse Vetëvendosje do të marrë pjesë në takimin e thirrur nga Thaçi, i cili do të fillojë nga ora 16:30, por i njejti tha se nuk ka dijeni për këtë.

“Nuk e di për këtë, nuk kam informacion”, tha Bajqinovci për GazetaBlic.

Përmes kësaj letre, presidenti Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pritet që t’i ftoj në takim liderët e të gjitha partive politike, siç ka raportuar GazetaBlic më herët, takimit pritet të fillojë në orën 16:30.

“Presidenti Thaçi pritet që t’i ftojë edhe në një takim liderët e të gjitha partive politike, me qëllim që të konsulltohet me ta, para se t’ia jap mandatin LDK-së, për faktin se Vetëvendosje nuk po ia jep emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, tha një burim i Gazeta Blic.

Pas letrës së 5-të që ia dërgoi Albin Kurtit, Thaçi pritet t’i ftojë në takim liderët e të gjitha partive politike

06/04/2020 23:26

Thaçi: Sikur t’i pranonte këshillat e mia, Kurti sot do të ishte në zyrën ku ka qenë!