Lajme

Pas koalicionit VV-AKR, vjen parashikimi interesant për fituesin në Prishtinë

11/08/2017 12:02
nga:M H

Aleanca Kosova e Re dhe Vetëvendosja kanë arritur sot një koalicion në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Por sa do të ndikojë kjo në përcaktimin e fituesit të Prishtinës tregon njohësi i çështjeve politike në vend Ramush Tahiri.

Ai tha se marrëveshjet e tilla po bëhen në mes elitave politike, dhe kjo nuk do të thotë që elektorati do t’i dëgjoj ata.

“Marrëveshjet që po bëhen, po bëhen në mes elitave politike për ta përkrahur kandidatin për kryetar të komunave në balotazh me 19 nëntor, por a do t’i dëgjoj elektorati a jo mbetet të shihet, ka pas raste kur nuk i kanë dëgjuar dhe ka pasur raste kur i kanë dëgjuar pjesërisht”, ka pohuar Tahiri për Gazeta Blic.

Sipas Tahirit, këto marrëveshje po bëhen për arsyen e vetme ndarjen e pushtetit.

“Elitat politike bëjnë marrëveshje me qëllim që të ndajnë pushtetin dhe t’i ndajnë votat në asamble, votat e elektoratit dhe votat e asamblesë, në shumicën e rasteve këto vota nuk përputhen, dhe asnjë kandidat nuk e ka të sigurte fitoren, sepse tash nuk e votojnë partinë por vetëm kandidatin, dhe deri tash janë kryer zgjedhjet për asamble, ka shumë rrethana që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, dalja ose jo e qytetarëve në votime, dhe propagandat që i bëjnë kandidatet njëri-tjetrit”, ka përfunduar ai.

Ahmeti përballet me kandidatin e LDK-së Arban Abrashi në raundin e dytë me 19 nëntor./GazetaBlic./

Në fotografi: Ramush Tahiri

 

11/20/2017 17:15

Sejdiu: Presim konfirmimin e fitores shumë shpejtë