Sporti

Pas humbjes nga Valencia, Barcelona vjen me ofertë për sulmuesin e Interit

01/25/2020 23:39
nga:Mergim Rreci

Barcelona pësoi humbje 2:0 sot nga Valencia në kuadër të javës së 21 në La Liga.

Menjëherë u vërejt mungesa e një qendërsulmuesi, teksa askush nuk arriti ta mbushte boshllëkun që la Suarez, pas lëndimit në gjurin e tij ku pritet të mungojë për rreth 6 javë.

Sipas Catalunya Radio, Barcelona ka dërguar ofertën e saj drejt Interit për nënshkrimin e Lautaro Martinez, menjëherë pas humbjes nga Valencia sot, përcjell Gazeta Blic.

Kjo do të jetë shumë e vështirë për tu arritur për shkakun se Lautaro Martinez prej kohësh po deklaron që është shumë i kënaqur tek Inter dhe nuk e dëshiron largimin.

/Gazeta Blic/