Sporti

Pas humbjes nga Liverpooli, tifozët e Barcelonës marrin një lajm të mirë

05/08/2019 08:24
nga:M K

Mbase humbja e mbrëmshme vështirë se do të largohet nga mendja e tifozëve katalunas për një kohë të gjatë.

Megjithatë, klubi duhet ta harrojë sa më shpejtë këtë histori të dhimbshme, andaj edhe po mendon seriozisht për merkaton e verës, shkruan GazetaBlic.

Lojtari i parë që pritet të nënshkruajë për skuadrën nga “Camp Nou”, duket të jetë mesfushori fantastik i Manchester United, Juan Manuel Mata.

Ky i fundit ka regjistruar afro 200 paraqitje me “Djajtë e Kuq”, mirëpo sipas të gjitha gjasave po kalon javët e fundit në ishull, pasi edhe kontrata i skadon në Qershor.

Atletico Madridi mbetet njëra nga skuadrat më të interesuara për t’i siguruar shërbimet e 30 vjeçarit, megjithatë, “blaugrana” mbetet në “pole-position”.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në afatin kalimtar të verës.

/GazetaBlic/

07/17/2019 08:25

Buxhovi i reagon Veselit: Ka mbetur veç edhe një komandant pa reaguar që kjo të kthehet në “dekret” shtetëror