Sporti

Pas humbjes në derbin e kryeqytetit, Partizani e shkarkon trajnerin Franko Lerda

12/14/2019 19:58
nga:Mergim Rreci

Pas humbjes në derbin e djeshëm Partizani vjen me një njoftim shumë të rëndësishëm sot.

Klubi nga kryqeyteti, e ka shkarkuar trajneri Franko Lerda, transmeton Gazeta Blic.

Forma katastrofale në javët e fundit, si dhe humbja në derbi ndaj Tiranës ka lënë shije të hidhur te drejtuesit e klubit kryeqytetas të cilët kanë marrë vendim për ti dhënë fund bashkëpunimit me teknikun italian.

Njoftimin për shkarkimin e tij e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një njoftimi në Facebook, ku falenderohet trajneri Lerda, për punën e tij deri më tash.