Showtime

Pas gjithë asaj që ndodhi, i dashuri i Elvana Gjatës ka një kërkesë për prokurorinë!

03/14/2019 15:56
nga:L I

rvin Mata, biznesmeni që u përfshi në masakrën e 4 tetorit në ish-Bllok, i ka çuar një kërkesë Prokurorisë së Tiranës.

Me anë të një letre, Mata i kërkon organit të akuzës që t’i japin mundësinë të pajë shpjegime rreth ngjarjes që ndodhi më 4 tetor 2018. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Avokati i biznesmenit, Alban Brengasi, u ka dorëzuar memon dy prokurorëve të çështjes, për shkak se Ervin Mata, ndaj të cilit rëndon akuza e vrasjes kryer në bashkëpunim, nuk ka dhënë deri më tani shpjegime për ngjarjen.

Sipas informacioneve nga organi i akuzës, mësohet se kërkesa e biznesmenit është administruar dhe javën e ardhshme ai do të thirret për të dhënë versionin e tij për çfarë ka ndodhur atë natë. Mbrëmjen e 4 tetorit mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagos Ervis Martinaj dhe Elio Hato.

Gjykata e Tiranës ka caktuar për Ervin Matën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendim i cili është ankimuar nga organi i akuzës, e cila kërkon kthimin në burg të biznesmenit.

Prokuroria pretendon se gjykata nuk i ka vlerësuar drejtë provat dhe faktet e paraqitura nga ana e tyre dhe duke caktuar një masë sigurie që nuk korrespondon me rëndësinë e ngjarjes. Ervin Mata u vetëdorëzua pas gati 5 muajsh në arrati.