Lajme

Pas ftesës së Speciales për Veselin, reagon ambasadorja Çitaku

11/08/2019 14:38
nga:Gazeta Blic

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes.

Ajo kështu ka thënë pas ftesës që kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka marrë nga Gjykata Speciale,

“Nevoja për liri është shkalla më e lartë e vetëdijes. UÇK është faqja më e ndritur e historisë sonë të re”.

Kujtojmë se të enjten (07.11.2019) ish-kryeparlametari Veseli ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë të ditur se është ftuar të paraqitet pranë Gjykatës Speciale me datë 4 dhjetor të këtij viti.