Lajme

Pas fitores në Prizren, Shaqir Totaj i PDK-së ka diçka për të thënë

11/19/2017 19:35
nga:anonymous1000144531

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryetar të Komunës së Prizrenit, pas rezultateve të para të EXIT Pollit ka falënderuar të gjithë qytetarët që i kanë besuar dhe e kanë votuar, shkruan Gazeta Blic.

”Të dhënat nga terreni flasin më mirë se të dhënat e Exit Pollit, qytetarët i kanë besuar konceptit që e kam paraqitur unë.”, tha Totaj pas fitores.

Kandidati i PDK-së tha se kjo fitore e shtyn të vazhdojë me plane të reja.

”Ata i kanë besuar platformës time, ne do të vazhdojmë me fitore të reja dhe me plane.”, shtoi ai.

I pyetur për kundër kandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, ai tha se e falënderon që ka qenë korrekt dhe pret që ta uroj për fitore.

”’E falënderoj që ka qenë korrekt.”, pohoi ai.

Për fund, Totaj shtoi se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i atyre që kanë votuar PDK-në./GazetaBlic

 

12/11/2019 13:20

Haradinaj njofton se janë rikthyer në Shqipëri personat e fundit të strehuar në Parkun Inovativ në Prizren