Lajme

Pas Dragashit e Istogut, kjo është komuna e radhës që pezullon mësimin për shkak të borës

02/06/2020 08:34
nga:Gazeta Blic

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, dje komuna e Dragashit dhe më pas e Istogut morën vendim që mësimi nuk do të mbahet sot, derisa dita e humbur do të kompensohet.

Po ashtu edhe komuna e Kamenicës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka bërë të ditur se në të gjitha nivelet shkollore, sot nuk do të ketë mësim.

Vendi ynë po përballet me temperatura të ulëta, e me reshje të borës shoqëruar nga stuhi të forta, kështu shumë zona po kanë tashmë probleme edhe me energji elektrike.

03/22/2020 22:14

Fillojnë reshjet e borës në Kosovë!