Lajme

Pas dorëheqjes së Labinot Tahirit, flasin nga AKR-ja

01/18/2018 14:58
nga:A. R.

Sekretari i Aleancës për Kosovë të Re, Vesel Makolli ka folur për ‘Gazeta Blic’, rreth dorëheqjes së Labinot Tahirit nga kryesia e nivelit qendror të kësaj partie.

Makolli është shprehur i shqetësuar sa i përket kësaj dorëheqje, ai madje ka pohuar se nuk ka pasur asnjë informacion që do të ndodhë kjo dorëheqje nga ana e Labinot Tahirit.

“Unë tash sapo dëgjova që ka dhënë dorëheqje nga kryesia, ai vazhdon të jetë kryetar i degës në Ferizaj, po ashtu vazhdon të jetë edhe deputet, kjo dorëheqje është e papritur sepse Labinot Tahiri ka qenë ndër të preferuarit e Behgjet Pacolit, unë si sekretar nuk kam pasur asnjë informacion që do të ndodhë kjo dorëheqje”, ka thënë Makolli.

I pyetur se a ka pasur ndonjë mospajtim ndërmjet anëtareve  të kryesisë së AKR-së, Makolli pohoi se nuk ka pasur ndonjë konflikt, përveç asaj që Labinot Tahiri ka pasur disa pakënaqësi rreth komunikimit me liderin e kësaj partie, Behgjet Pacollin.

“Ai ka punuar gjithmonë, ka pas shumë ndihmë nga ana e Pacollit, nuk ka pasur ndonjë mospajtim përveç asaj që Labinot Tahiri ka thënë disa herë që është i pakënaqur që Behgjet Pacolli nuk ia kthen mesazhet, por ne duhet ta kuptojmë atë për shkak se Pacolli është shumë i angazhuar”, ka thënë ai.

Ndër tjerash, Makolli tha se ndërmjet Labinot Tahirit dhe Behgjet Pacolli ka pasur marrëdhënie të mira për shkak që të dy ishin njerëz human.

Në fotografi: Vesel Makolli

Ndërkaq, deputeti i AKR-së Labinot Tahiri ka zgjedhur rrjetin social ‘Facebook’ për të njoftuar për dorëheqjen e tij nga kryesia qendrore.

Më poshtë mund ta shikon edhe shkrimin e tij të plotë:

Unë largohem nga Kryesia e Partise së AKR-së në nivel qëndrorë, në ditën e sodit!

Për më shumë lexone shkrimin tim.

Përshendetje të dashur antarë të partise së Akr-së në nivel qëndrorë dhe lokal!
Ka shumë pa përgjegjesi që e preokupojnë partine dhe antarêt e saj në nivel Kosove dhe atë lokal.
– Unë nuk isha dhe nuk jam ai, i cili jep dorëheqje të pa përgjegjshme prej partise, por që më preokupojnë gjërat për të, isha dhe jam gjithnjë njeri që më preokupojnë sepse lash Karrieren time anash, lash shumë çka vetëm që të ecën partia dhe antarët e saj përpara por gjithnjë edhe shoqeriaa apo familjet të cilat nuk janë vetem në partine tonë por duke u munduar të bëjë punë që të besohet të paktën në mua sepse po lë diqka të madhe që të avancojë shoqerine përpara.

Separi, dihet puna ime dhe kontributi në parti si ‘zëvendëskryetarë’ i saj në nivel Kosove.
Unë i qëndrova partise dhe Presidentit besnik, në ditët më të veshtira të saj, edhe në ato ditë kur u kërkonte vetëm vota ime nga subjektet të tjera për ta formuar Qeverinë!
Sot, nuk kam dhe nuk mbaj asnjë përgjegjesi më si ‘zavendëskryetarë’, përarsye se nuk ka korrektesi në shumë sfera të saj.

Prandaj, sot më datën 18janar 2018, jap ‘DORËHEQEJE’ nga funksioni i partise vetëm në kryesinë qëndrore.

Vazhdoj të mbetëm: Deputet në kuvend dhe kryetarë dege në Ferizaj, derisa t’a deshirojnë antarët dhe partia- dega në Ferizaj, të kenë Kryetar Labinot Tahirin.

Unë do ti shikojë pikpamjet e mia politike dhe ato që quhen fjalëdhenie.
Pra mua duhet të me trajtojnë njerezit ashtu siq jam. Një njeri i cili jep fjalen femijut dhe e mban, e lere më të rriturit. Ju me njifni mirë deri me sot, nëse ata që me kanë afër akoma nuk me paskan njohur.

Antarë dhe ju simpatizant, por, edhe ju që nuk jeni simpatizant të partise por që keni nevojen të keni ndonjë vend pune, unë nuk mbaj më asnjë përgjgegjësi sa i përket përgjegjesive për vende pune apo diqka që ka të bëjë në qendër të partise në Prishtinë.
E dini mirë se sa njerëz thonë, se Labi, mund të punesojë, e Labi mund të ju gjej vend pune, por sështë ashtu, gjërat janë më ndryshe…! Njerëzve, po ju deshte dikush derisa ti kryejnë punet e tyre, me tutje nuk po ju deshte askush. Por ky sjam unë, mua vazhdojnë te me duhen njerëzit edhe ato ditë kur nuk me duhen as për interesa e as per asgje për veten time.

Më vjen keq!

E dini mirë se të gjithë më thrisni nga Kosova për ndonjë punë që të ju kryej nga parttia apo funksioni që isha si Zv Kryetarë, por nuk është realiteti kështu…! Mua nuk ma mban fytyra nëse ju jap fjalën po, e pastaj të ju dal jo.
Të paktën ky politikan nuk jam dhe nuk do të jem kurrë.

Unë lidhem për fjalen e dhënë.

Faleminderit për te gjitha që keni bërē për mua gjatë zgjedhjes sime si Deputet.
Do vazhdoj në menyra të tjera të kontriboj për ju, me shpresë që të punësohen njerëz nga ata që e meritojnë pamarrparasyshe se a janë në partine tonë apo jo.

Ndryshe përpara nuk shkohet.
Unë nuk mbetem nën hijën e askujt.

Shpejt, në ditët tjera do të ketë zhvillime nga ana ime vetëm ne interes Qytetarë.

Labinot Tahiri- Ferizaj Kosove e Shqipërisë.
DEPUTETI-SHËRBËTORË.

11/26/2019 21:13

Labinot Tahiri iu del në ndihmë të prekurve nga termeti, hap fondacion humanitar