Lajme

Pas dorëheqjes, prokurori largohet edhe nga Kosova?

08/15/2018 19:23
nga:A. R.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, është larguar nga Kosova. Ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka shkuar në Amerikë.

Prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve që ka marrë në lidhje me punën e tij.

Prokurori Blakaj, ishte duke hetuar dyshimet për keqpërdorime në listat e veteranëve të UÇK-së ndërsa është marrë edhe me disa raste të gjykimeve për terrorizëm.

Burime të RTV21 thonë se prokurori Blakaj bashkë me familjen e tij ka ikur në Amerikë. Blakaj kohë më parë kishte kryer edhe shkollimin në SHBA.

Për dorëheqjen e prokurorit special, Elez Blakaj, ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.

Ambasadori amerikan, Greg Delaëie, thotë se është e dhimbshme që një nga prokurorët e vendit detyrohet të japë dorëheqje për shkak të kërcënimeve.

Në reagimin e amerikanëve thuhet se prokurori i tërhequr nga detyra e tij, kishte përkrahjen e Qeverisë Amerikane.

Elez Blakaj, më 11 korrik 2018, e ka ngritur aktakuzën ndaj profilit të lartë të veteranëve, lëndë kjo e cila konsiderohet si një ndër lëndët më voluminoze dhe të ndjeshme, por e cila është duke qëndruar në Prokurori Speciale dhe ende nuk është dërguar në Gjykatë.

12/12/2019 08:24

Kosova mund të hyjë në vitin vijues pa buxhet