Lajme

Pas djegies së katedrales, reagojnë liderët botëror

04/15/2019 22:35
nga:LR H

Vëmendja e botës është e përqendruar në ngjarjen makabre të Parisit, kur katedralja shumë e njohur Notre Damit është përfshirë nga zjarri.

Katedralja e Notre Damit në Paris, një ndër ikonat e ndërtimtarisë religjioze, të hënën është përfshirë në flakë masive, duke bërë që të ketë reagime nga gjithë bota.

Që nga Kryeministrja britanike Theresa May që u shpreh në Twitter: “Mendja ime është me ju në Francë”. Edhe Kisha Anglikane reagoi me “Jemi të tronditur me ngjarjen në Paris”.

Kjo katedrale, filloi ndërtimin në shekullin e 12’të, ndërsa spiralja e saj qendrore, e cila mund të shihet nga të gjitha anët e Parisit ishte ndërtuar në vitin 1852, e që fatkeqësisht u shemb sot.

Poashtu edhe Hillary Clinton shkroi në Twitter se “ I dëshiroj francezëve fuqi!”

Ka reaguar edhe selia e shenjtë në Vatikan duke shprehur tronditje dhe trishtim. Duke shtuar se po luten për zjarrëfikësit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas zjarrit: “Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendimet e mia shkojnë për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar”.