Sporti

Pas Distrias edhe Nora Gjakova shkon në finale të Grand Prix

11/17/2017 16:59
nga:A. R.

Në Hagë të Holandës po mbahet gara Grand Prix në sportin e xhudos.

Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova është plasuar në finalen e këtij kompeticioni.

Nora në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë mundi Mina Libeer.

Xhudistja pejane në finale të kësaj gare do të takohet me gjermanen Theresa Stoll.

Kujtojmë se në finale është edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë, e cila në gjysmëfinale mundi polaken, Agata Perenc.

Përafqësuesja e Kosovës në këtë garë përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova, i cili garën e parë do ta zhvillojë ditën e nesërme (e shtunë).

10/24/2019 18:00

Momenti kur Nora Gjakova e përplas për toke xhudisten serbe