Showtime

Pas disa muajsh, Mozzik takohet me vajzën, Hanën

05/22/2020 20:24
nga:L I

Mozzik ka udhëtuar drejt Zvicrës për të takuar vajzën e tij, Hanën, shkruan GazetaBlic.

Reperi këto ditë ka shprehur mallin e madhe që e kishte kapluar për vajzën e tij të vetme.

Në Instagram ai ka publikuar një fotografi ku shihet së bashku me të.

Ndryshe, edhe ditë më parë ai u shpreh se gjëja e parë që do bënte me hapjen e kufijve ishte të takonte me vajzën e tij.

Mozzik dhe Loredana ka një vit që janë ndarë dhe reperi në një intervistë në NIN tha se një ribashkim mes tyre nuk do të ndodhë kurrë.

/GazetaBlic