Lajme

Pas arritjes së marrëveshjes me Vetëvendosjen, ‘lajmërohet’ edhe Agim Veliu

02/01/2020 23:42
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh.

Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, vetëm pak orë pasi u raportua se dy partitë u pajtuan për bashkëqeverisje.

Vetëm stabiliteti dhe fuqizimi i LDK-së e bën krenar secilin prej nesh”, ka shkruar ai.

Burime të Gazetës Blic, brenda dy partive politike, kanë bërë të ditur se janë shumë afër pajtueshmërisë me njëra-tjetrën.

Sipas marrëveshjes që pritet të finalizohet mes tyre, posti i kryeministrit do t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje, konkretikisht kryetarit të saj, Albin Kurti. Kurse, ai i kryetarit të Kuvendit, do të rezervohet për Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky burim i Gazetës Blic, ka bërë të ditur se numri i ministrive do të jetë gjithsejt 15, teksa ndarja e tyre do të bëhet 6 për Vetëvendosjen dhe 6 për LDK-në.

Ndërsa, tri ministri do të rezervohen për komunitetet joshqiptare në Kosovë.

Nënshkrimi formal i kësaj marrëveshje do të bëhet nesër (e diel), teksa pritet që të dy kryetarët e partive të dalin në konferencë të përbashkët me gazetarë.

Votimi i qeverisë, pritet të bëhet të hënën me datë 3 shkurt, ku seanca konstituive do të fillojë në orën 11:00.

LAJMI I FUNDIT|| Agim Bahtiri: Tërhiqet Konjufca, themelohet Qeveria

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!