Lajme

Pas arrestimit të të atit, emocionon me shkrimin, vajza e Nasim Haradinajt

09/26/2020 14:21
nga:Y I

Hetuesit e EULEX-it bastisën dje zyrat e OVL-UÇK-së, teksa e arrestuan kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj.

Gucati është transferuar për në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa Haradinaj dyshohet se ndodhet akoma në selinë e EULEX-it, në Fushë Kosovë.

Ariana Haradinaj, vajza e Nasim Haradinajt ka reaguar pas arrestimit të babait të saj.

Ajo përmes një fotografie edhe përshkrimi të shkurtë ia ka përkujtuar atij se ai do të mbetet përgjithmonë heroi i saj.