Ditët e fundit u konfirmua se Ana Lleshi do të rikthehet në “Përputhen” si konkurrente.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo dhe në videon ku konfirmoi rikthimin, Lleshi shihet krah Olsa Muhametit, duke thënë se sapo ka firmosur kontratën për të qenë sërish pjesë e këtij programi.
Madje pas Anës, u konfirmua edhe një tjetër personazh, Mevlani.
Tani Blerim Dauti do i bashkohet programit gjatë kësaj jave. Mbetet të shihet se a do të ketë edhe ish-konkurrent të tjerë që do të bëhen pjesë e ‘Për’puthen’.



