Lajme

Pas Albin Kurtit, ambasadori turk takoi edhe Vjosa Osmanin. A diskutuan për Ambasadën në Jerusalem?!

03/01/2021 16:27
nga:Gazeta Blic

Pas takimit që pati me Albin Kurtin, ambasadori turk ka takuar edhe ushtruesin e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

Derisa nga takimi Kurti- Sakar u folë për hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, nga takimi me Osmanin nuk përmendet fare ambasada.

“U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Cagri Sakar. U.d. Presidentja Osmani dhe Ambasadori Sakar diskutuan për raportet bilaterale mes dy shteteve, duke potencuar bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe raportet e mira mes shteteve”, thuhet në komunikatë .

“Presidentja në detyrë është shprehur falënderuese për ndihmën që shteti turk i ka ofruar Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj në fusha të ndryshme, e sidomos tash së fundmi përgjatë pandemisë. Ajo ka theksuar faktin se Turqia ka ofruar ndihmë në trajtimin e pacientëve në faza të ndryshme që ka qenë ndihmë e madhe për Kosovën”, thuhet tutje në komunikatën e Presidencës.

Po ashtu, bëhet e ditur se ambasadori turk e ka uruar Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve.

“Ambasadori Sakar ka uruar u.d. Presidenten për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke konstatuar se vullneti i qytetarëve të Republikës së Kosovës është i qartë dhe se i njëjti duhet të jetësohet përmes krijimit të institucioneve të reja”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka premtuar ndërkaq, se do ta shqyrtoj hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Njoftimi i plotë i lēshuar nga Vetëvendosje:

Sot, Kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me kandidaten për deputete, Fitore Pacolli dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj, në zyret e Lëvizjes priti Ambasadorin e Turqisë, z. Çağri Sakar, dhe sekretaren e dytë të ambasadës, znj. Dilara Köseoğlu.

Ambasadori uroi Kryetarin Kurti për rezultatin e zgjedhjeve duke theksuar se ai dhe Turqia janë të interesuar të thellojnë bashkëpunimin me qeverinë në ardhje. Kryetari Kurti e falendëroi Ambasadorin për vizitën, si dhe për letrën e urimit nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik.

Sa i përket çështjes rreth vendosjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, Kurti tha se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit është shumë e rëndësishme për Kosovën, dhe mundësi e mirë për zhvillim, ndërsa rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje.

Në fund, të dy u dakorduan që porsa të formohen institucionet e reja të legjislaturës së tetë do të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona mike.

Ndërsa, analistët politik e shohin të vështirë për Kurtin, që të vendos në lidhje me hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

“Albin Kurti në situatë shumë të vështirë për të marrë vendim rreth vendosjes së ambasadës në Jeruzalem”

04/22/2021 17:08

Fillon takimi Kurti-Mass