Lajme

Pas akuzave të rënda se Veseli ishte i akuzuar me këtë nofkë për vrasjen e Komandant Drinit: Reagon kreu i PDK-së!

12/07/2017 16:29
nga:Gazeta Blic

Pas akuzave të rënda që ka bërë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku se Veseli ishte i akuzuar në lidhje me vrasjen e Komandant Drinit, më 2003, ka reaguar kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Veseli ka theksuar se ai për herë të parë po dëgjon diçka të tillë, raporton Gazeta Blic.

I pari i PDK-së i ka kërkuar deputetes së VV-së që për këtë çështje t’u drejtohet organeve të drejtësisë.

Ai i ka bërë thirrje VV-së që të mos i qesin deputetet femra për t’u përballur me të.

Menjëherë pas fjalës së Veselit, ka reaguar deputetja e VV-së, e cila tha se Veseli ishte i akuzuar në rrjetin e të dyshuarve për vrasjen e Komandant Drinit, me nofkën “Luli”, raporton Gazeta Blic.

Millaku ka thënë se e njeh shumë rastin e Komandant Drinit, ngase e ka njeri të familjes.

 

 

12/10/2017 22:27

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që dyshohet se vrau gruan në Skenderaj