Showtime

Pas 9 vitesh, Linda Halimi merr vendimin që askush nuk e priste!

09/11/2019 19:32
nga:L I

Linda Halimi ka vendosur t’i rikthehet muzikës, e pikërisht këtë do ta bëjë në Shqipëri, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja shqiptare e cila ka vite që jeton në Amerikë ka vendosur të rikthehet në Kënga Magjike të këtij viti.

Kjo pjesëmarrje e saj vjen pas 9 vitesh, kur dhe u përjashtua së bashku me bashkëshortin e saj Big D, dhe Nora Istrefin.

Treshja u përjashtua si rezultat i vonesës 30 minuta në prova, dhe po ashtu u dënuan me gjashtë vite pa të drejtë pjesëmarrje në këtë festival.

Konfirmimin për Kënga Magjike e ka bërë vet Linda Halimi përmes një postimi të bërë në Instagram./GazetaBlic