Showtime

Pas 8 vitesh, çifti i famshëm i japin fund lidhjes

01/14/2020 22:25
nga:L I

Ka pak orë që po qarkullon lajmi se aktorja Vanessa Hudgens dhe Austin Butler janë ndarë pas gati një dekade, përcjellë GazetaBlic.

“Vanessa dhe Austin janë ndarë zyrtarisht, dhe Vanessa u ka thënë njerëzve të saj të afërt për ndarjen”, tha një burim për Us Weekly.

Dyshja u lidhën për herë të parë në shtator të vitit 2011, dhe thashethemet se ato u ndanë filluan gjatë pushimeve kur aktorja 31-vjeçare u duk se ishte me pushime pa aktorin 28-vjeçar.

Paraqitja e fundit zyrtare që ata bënë së bashku u ishte ajo e gushtit të vitit 2019.

/GazetaBlic

Burimi: US Weekly