Sporti

“Party” pa maska e distancë, zbulohet gjoba e “majme” për Osimhen

01/03/2021 13:38
nga:Lorik J

Victor Osimhen ka zhgënjyer drejtuesit e Napolit dhe trajnerin Gennaro Gattuso, i cili priste ta kishte gati sulmuesin anësor për ndeshjen e Superkupës së Italisë, kundër Juventusit më 20 janar.

Nigeriani, i cili u dëmtua në shpatull në muajin nëntor me kombëtaren e tij, tani nuk dihet kur do të jetë gati, pasi me kthimin në Itali ka bërë tamponin dhe ka dalë i infektuar me COVID-19, ccka e lë për disa ditë të izoluar në shtëpi dhe kështu kthimi në fushë shtyhet.

Ajo që ka mërzitur më shumë Napolin është festa ku Osimhen ka marrë pjesë më 29 dhjetor. Të afërmit e tij i kishin organizuar një aheng për ditëlindjen e 22-të blerjes rekord të klubit italiane (Napoli pagoi në verë 70 milion euro te Lille) dhe nga pamjet e publikuara dallohet qartë se nuk është zbatuar asnjë rregull i distancimit sociale.

Asnjë në festë nuk mbante maska dhe pjesëmarrësit që hidhnin edhe para mund edhe ta kenë infektuar sulmuesin e Napolit. Osimhen ndërkohë pret gjobën nga ana e klubit dhe në Itali raportojnë se do të jetë një e “majme”, që kap shifrën e 200 mijë eurove. /abcnews.al