Lajme

Partnerët e PAN-it nuk merren vesh për përfaqësuesit në KQZ

04/02/2019 08:45
nga:A. R.

Edhe pse pas një viti presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka funksionalizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ai ende nuk i ka dekretuar dy anëtarët e KQZ-së që do ta përfaqësonin koalicionin PAN në këtë organ.

Ndarja e vendeve për përfaqësuesit politikë nga ana e presidentit i ka nxjerrë telashe koalicionit qeverisës.

Ata nuk po pajtohen që koalicioni PAN, i cili përbëhet nga shumë parti, të marrë dy anëtarë në KQZ, njësoj sa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Madje përveç PDK-së partitë tjera të koalicionit bashkë me PSD-në po paralajmërojë ta dërgojnë këtë javë në Kushtetuese vendimin e Thaçit për ndarjen e vendeve të përfaqësuesve politikë në KQZ, shkruan Zëri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë për “Zërin” se Nisma qëndron prapa vendimeve që ka marrë para disa ditëve për ta dërguar vendimin e presidentit Thaçi në Gjykatën Kushtetuese, madje ai pohoi se një gjë e tillë do të ndodhë brenda kësaj jave. “Nuk ka ndryshim të qëndrimit të Nismës Socialdemokrate rreth kësaj çështjeje. Brenda javës e dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Sherifi.

08/25/2019 01:37

Ndryshon komplet pamjen Armend Rexhepagiqi