Lajme

Partitë politike të zhytura në borxhe, kërcënohen me përmbarim

01/25/2020 09:09
nga:Norë Kelmendi

31 janari është data e fundit deri kur partitë politike në vend kanë kohë t’ia paguajnë borxhin prej 360 mijë eurosh PZAP-it për gjobat e shqiptuara gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar. Në rast që të njëjtat nuk i paguajnë gjobat në kohën e përcaktuar PZAP-i mund ta iniciojë procedurën e përmbarimit.

Gati katër muaj pas zgjedhjeve të 6 teto- rit partitë politike në vend kanë dështuar t’i kryejnë obligimet financiare ndaj Pan- elit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan “Zeri”.

Shqiptimi i gjobave për partitë poli- tike u kushtoi atyre mbi 360 mijë euro, teksa vetëm disa parti kanë filluar pagesat e tyre. Katër parti i kanë paguar në tërësi ato, një parti ka paguar gati gjysmën e borxhit dhe shtatë të tjera nuk kanë paguar ende asnjë cent.

06/02/2020 14:19

“Efekti” Isa Mustafa: Nga 4 deputetë të LDK-së që ishin kundër Qeverisë Hoti, kanë mbetur vetëm 2