Subjektet politike kanë prezantuar sloganet me të cilat do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit. Fushata për këto zgjedhje do të nis më 17 dhjetor dhe do të përfundojë më 27 dhjetor.
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me sloganin “Siguri dhe begati. Mos lësho pe!”.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka zgjedhur sloganin “Bashkë përpara”, i cili shoqërohet me mesazhin shtesë: “për të gjithë qytetarët. Për Kosovën”.
Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zgjedhur sloganin “Zgjidh shpresën. Zgjidh punën. Zgjidh LDK-në.”
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka prezantuar sloganin e saj më të shkurtër, “Krah teje”, ndërsa Nisma Socialdemokrate do të garojë me sloganin “Me Fatmir Limaj”.
Zgjedhjet e 28 dhjetorit po mbahen për shkak të mosformimit të institucioneve të reja, edhe pas dy tentimeve të Lëvizjes Vetëvendosje – parti e cila nuk siguroi votat e nevojshme për formimin e “Qeverisë Kurti 3”.


