Lajme

Partia Fjala thërret konferencë për të shprehur qëndrimin kundër “Paradës së Krenarisë”

10/10/2019 08:19
nga:B. D

Partia Fjala përmes një komunikate për medie ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media kundër “Paradës së Krenarisë”.

Kjo parti njihet për qasjen e saj konservatore dhe vazhdimisht ka qenë kundër komunitetit LGBTI dhe paradave që janë mbajtur në Kosovë nga ky komunitet.

Konferenca nga Partia Fjala do të organizohet në ora 09:30 para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, dy orë para se të fillojë “Parada e Krenarisë” në sheshin “Skënderbeu”.

Partia Fjala që drejtohet nga Gëzim Kelmendi në zgjedhjet që u mbajtën të dielën ka arritur të fitojë 2 mijë 929 vota ose 0,37% në nivel vendi. Për të tretën herë, në Kosovë sot do të organizohet “Parada e Krenarisë”. Kësaj radhe, kjo do të jetë me moton “Për kon t’rreh zemra”, ndërsa marshi i ecjes mbahet sot duke filluar në ora 11:30 nga sheshi “Skënderbeu” dhe përfundon në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.