Lajme

Parshikimi i analistëve pas inicimit të mocionit ndaj Qeverisë Kurti

03/19/2020 20:53
nga:Gazeta Blic

Çështje ditësh është thirrja e seancës në të cilën pritet të votohet rrëzimi i Qeverisë.

Një gjë të tillë, e ka konfirmuar kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas takimit rreth tre orësh të deputetëve, raporton koha.

Megjithëkëtë, mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, nuk do ta përkrahin tre deputetë të LDK-së.

Gashi nuk ka bërë të ditur nëse për rrëzimin e Qeverisë, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja, do të kërkojë edhe votat e deputetëve të PDK-së.

Kryetari i Grupit parlamentar ka lënë të hapur mundësinë që mocioni për mosbesim ndaj Qeverisë të mos procedohet në Kuvend. E gjithë kjo nëse kryeministri Kurti ndryshon qëndrimet për taksën dhe stabilitetin e qeverisjes.

Me votimin e mocionit, sipas njohësve të punës së Kuvendit, pritet të përsëritet skenari i zgjatjes së formimit të Qeverisë, pas certifikimit të rezultateve në fund të vitit të kaluar.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus thotë se zgjidhja e situatës tanimë është në duart e presidentit.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të mërkurën mbrëma, ka bërë të ditur se nuk do të qëndrojë në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, me arsyetimin se është duke u rrezikuar partneriteti me SHBA-në.

Derisa, një qëndrim i tillë, është marrë pak orë pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti se ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

05/31/2020 17:11

Bajqinovci: Isë, po t’i shpjegoj statistikat e UNDP-së